Albanian Guild Of Bartenders

AGB

About AGB

  • Kush jemi ne
  • Albanian Guild of Bartenders është një shoqatë jo-fitimprurese, themeluar në Tiranë më 14 janar 2022, e cila synon të jetë zëri i bashkuar i të gjithë profesionistëve në fushën e bartendërve, që ushtrojnë aktivitetin e tyre brenda dhe jashtë territorit të Shqipërisë. AGB ka aktin e saj të themelimit, statutin dhe programin sipas legjislacionit në fuqi të Republikës së Shqipërisë dhe është pjesë e Organizatës Ndërkombëtare të Bartendërve - IBA.

  • Misioni
  • AGB ka për mision të mbështesë dhe realizojë rritjen e nivelit të aftësive profesionale të bartendëreve në Shqipëri, nëpërmjet trajnimit e edukimit të vazhdueshëm profesional, në interes të promovoimit dhe nxitjes të turizmit në vend.

  • Qëllimi
  • AGB synon t’u japë mundësine e zhvillimit të gjithë operatorëve dhe grupeve të interesit të kësaj fushe, duke i afruar ata me të rejat më të fundit dhe duke i riorganizuar në këtë kontekst të ri. Ruajtja e standarteve për pijet dhe ushqimet në Shqipëri.

  • Roli
  • AGB luan rolin e nxitësit, i cili mbështet idenë dhe qëllimin e integrimit të rrjetit të profesionistëve të përfshirë e të orientuar ndaj profesionit të bartendërve, të barabartë si pjesë integrale e rrjetit botëror.

Të qenit pjesë e një shoqate bartendërësh mund të ofrojë përfitime të shumta si për fillestarët ashtu edhe për ata me përvojë. Këtu janë disa arsye pse mund të konsideroni t'i bashkoheni AGB-së:

Edukimi dhe trajnimi:

AGB ofron seminare, workshop, masterclass dhe trajnime më të thelluara për të ndihmuar anëtarët të përmirësojnë aftësitë dhe njohuritë e tyre. Kjo mund të përfshijë gjithçka, nga teknikat e koktejit deri te aftësitë e shërbimit ndaj klientit dhe kërkesat ligjore.

Network:

Duke u bashkuar me AGB, mund të lidheni me bartender të tjerë, duke shkëmbyer ide dhe duke krijuar marrëdhënie profesionale. Kjo mund të jetë veçanërisht e vlefshme nëse jeni i ri në industri ose kërkoni të zgjeroni mundësitë tuaja të karrierës.

Mundësi punësimi:

Për shkak të lidhjeve dhe shtrirjes në industri, AGB do të shpërndajë tek anëtarët e vet të gjitha ofertat e punësimit, të detajuara, që do të vijnë nga punëdhënësit.

Përditësimet e industrisë:

AGB është e azhurnuar me ndryshimet në rregullore, tendenca dhe njohuri të tjera të rëndësishme të industrisë. Duke qenë anëtar, ju mund të qëndroni të informuar për zhvillimet më të reja.

Zhvillimi Profesional:

Të qenit pjesë e AGB do të keni mundësi për zhvillim profesional, duke përfshirë kampionate, certifikime dhe programe njohjeje që mund t'ju ndihmojnë të dalloheni në industri.

Events

Check our Events

XVIII Montenegro Trophy 2022

International Bartenders and Barista Competition

Në qytetin e Budvës të Republikës së Malit të Zi me ftesë të Shoqatës Malazeze të Bartendërve, më 27 prill 2022 një delegacion i kryesuar nga presidenti i AGB-së, z. Kleantino Goga mori pjesë në Kampionatin Ndërkombëtar të Bartendërve dhe Baristëve. Z. Goga ishte i ftuar në cilësinë e anëtarit të jurisë. AGB u përfaqësua me 2 konkurrentë.

Bar Show Budapest, Hungarian Cocktail Championship Final 2022.

Shoqata Hungareze e Bartendërve ftoi AGB për të qenë pjesë e jurisë në superfinalen e kampionatit të tyre kombëtar në kuadër të kualifikueseve për Kampionatin Botëror të IBA në vitin 2023. Takimi u zhvillua në Budapest, më 29 maj 2022. Presidenti i AGB ishte pjesë e superfinales, së bashku me përfaqësuesin e shoqatës sllovene dhe kampionin hungarez të vitit të kaluar.

World Cocktail Championship, Varadero 2022

International Bartenders Association organizoi Kampionatin Boteror të Kokteileve në Kube më 4 deri në 9 nëntor 2022, ku pjesëmarrës kanë qenë të gjitha shotatat e shteteve të anëtarësuara në IBA, ndër to edhe AGB. Vetë Presidenti i IBA, z. Fadda, pati kënaqësinë të ndante lajmin e mirë për prezencën e AGB-së në kampionatin botëror të organizuar nga IBA, ku Shqipëria u prezantua për herë të parë përpara të gjithë anëtarëve të tjerë. Gjatë takimeve që AGB pati me bordin e IBA, u morr vendimi për organizimin e European Cocktail Championship, ECC 2023.

International Bartenders and Barista Competition

OWCC2023 është një kampionat ndërkombëtar që u organizua në Palermo, Itali, në data 7 dhe 8 mars. AGB mori pjesë në këtë kampionat me kampionin e kampionatit të parë kombëtar, Dhimitri Mato, ku fitoi edhe cmim sponsori.

Lady Drink 2023

Lady Drink 2023 është një kampionat ekskluziv për bartenderet femra dhe këtë vit u organizua në Portofino, Itali, në data 12 dhe 13 mars. AGB u përfaqësua me bartenderen Ingrit Shuti, ku fitoi cmim sponsori.

Non Alcoholic Cocktail Championship

Non Alcoholic Cocktail Championship është një kampionat risi për industrinë në Shqipëri, ku për herë të parë bartenderët konkuruan me koktejle pa alkohol. Në një juri të përbërë nga Redi Jaçe, Alban Dobruna dhe Evis Cali, doli edhe fituesi që do të përfaqësojë Shëipërinë në Mattoni Grand Drink 2024 në Çeki. Në vendin e tretë është pozicionuar Kristi Myftari, në vendin e dytë Rubin Shima dhe në fitues është shpallur Arbër Cani.

44th Bled Cup 2023, Slloveni

Me ftesë nga Shoqata Sllovene e Bartendërve, AGB ka marrë pjesë në edicionin e 44-t të Bled Cup. Në këtë garë ndërkombëtare, Shqipëria u përfaqësua me Arbër Cani, ftesë që e meritoi pas pozicionit në vendin e katërt në Kampionatin e parë të AGB në mars 2022. Konkurenti shqiptar është vlerësuar me çmim sponsori.

European Cocktail Championship, Tirana 2023

European Cocktail Championship është zhvilluar për herë të parë në historinë e International Bartenders Association në Shqipëri nga AGB. Në këtë kompeticion kanë marrë pjesë mbi 20 shtete me përfaqësi nga shoqatat e tyre, 16 konkurent në kategorinë Classics Long Drink dhe 5 në kategorinë Flair. Gjithashtu kanë qenë të pranieshëm edhe anëtarët e bordit të IBA. Në garën e 24 dhe 25 majit, janë shpërndarë çmimet:
Eagle Aëard: Nikola Anastasijeski, Maqedoni.
Cocktail Art: Vukota Kazic, Mali i Zi.
Best Technical Skill: Attila Bus, Hungari.
European Flair of the Year: Kacper Smarz, Poloni.
European Bartender of the Year: Vasil Kolev, Bullgari.
Team Price: Poloni.

Kampionati Kombëtar i Koktejleve, 2023

AGB organizon më 5 tetor 2023 Kampionatin Kombëtar të Koktejleve, të dytin në historinë e vet, për të parin nga ku fituesi do të përfaqësojë Shëipërinë në Kampionatin Botëror të Koktejleve që këtë vit IBA e organizon në Romë. Bartenderat janë të gjithë të ftuar të konkurojnë me krijimin e tyre në kategorinë After Dinner. Juria është ndërkombëtare, e përbërë nga President të disa Shoqatave Europiane dhe me pjesëmarrje të Presidentit të IBA, z. Giorgio Fadda. Këtu do të gjeni për të shkarkuar edhe Rregulloren dhe Formën e Regjistrimit.

KKK 2023 forma e regjistrimit

KKK 2023 rregullore

KKK2023 List Produktesh

Event

Galeria

  • All
  • Drinks
  • Bartenders
  • Environment

Event

Galeria

Contact

Contact Us

Location:

Rruga Medar Shtylla 35, Tirana, Albania